Loading...

Presidenti Ilir Meta jep lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të shokut të tij të fëmijërisë

Presidenti Ilir Meta ka ndarë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Arjan Kuçit, një prej shokëve të tij të fëmijërisë.

Nuk bëhet e ditur shkaku i vdekjes së tij.

Ai kishte emigruar në fillim të ’90 drejt Gjermanisë, ndërkohë që fare i ri, që kur ishte adoleshent, kishte mbetur edhe jetim.

Megjithatë, – “Arjani mbeti gjithmonë një shok i mrekullueshëm për të gjithë ne dhe një familjar i jashtëzakonshëm e patriot”, – tha presidenti Meta në mesazhin e ngushëllimit, drejtuar familjes së ij.

Mesazhi i plotë i Presidentit Meta:

Ndarja nga jeta e Arjan Kuçit, shokut dhe mikut tim të mrekullueshëm në momentet më të vështira, është një lajm sh okues dhe t ronditës.

Edhe pse i mbetur jetim adoleshent, Arjani nuk u dorëzua, por i doli për Zot familjes së Tij, duke hyrë në Ambasadën Gjermane në korrik të vitit ’90, me shpresën për ta shpëtuar nga va rfëria, duke bërë edhe shumë sakrifica, veçanërisht për motrën e vëllain më të vogël, për t’u shndërruar në model frymëzues, force e virtytesh edhe për ne miqtë e Tij.

Arjani mbeti gjithmonë një shok i mrekullueshëm për të gjithë ne dhe një familjar i jashtëzakonshëm e patriot.

Jam pranë familjes së dashur Kuçi në këto momente tepër të vështira, të gjithë të afërmve dhe miqve të tyre. I përjetshëm kujtimi dhe guximi i Tij!/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com