Loading...

Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama reagojnë pas konfirmimit nga Gjykata Speciale të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit për krime lufte

Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama kanë reaguar pas konfirmimit nga Gjykata Speciale të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit për krime lufte.

Reagimi e metës dhe Ramës erdhi pak momente, pasi Thaçi deklaroi dorëheqjen.

Rama: Gjyqi absurd, Thaçi ka gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë

Rama shkruan në Twitter, se Thaçi ka të gjithë mbështetjen e Shqipërisë në këtë betejë.

“Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacenueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, – shkroi Rama në Twitter.

Meta: Lufta e UÇK-së heroike, velrësoi aktin e dorëheqjes

Presidenti, Ilir Meta, reagoi më herët, duke vlerësuar aktin e Hashim Thaçit për të dhënë dorëheqjen nga detyra për shkak të konfirmimit të akuzave nga ana e Gjykatës Speciale.

Kreu i Shtetit përsëriti qëndrimin se beson në pafajësinë e Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë dhe shtoi se ky është një moment për të forcuar unitetin për interesin kombëtar.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike. Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.

“Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar”, shkruan presidenti Meta.

Pas konfirmimit të aktakuzës, Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti si President i Kosovës, përmes një konference për shtyp.

Postin e mbetur bosh të presidentit të Kosovës pritet ta marrë kryeparalamentarja, Vjosa Osmani,

/NOA.al