Loading...

Presidenca i përgjigjet Ramës për Specialen: Tradhëtari je ti

Presidenca ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Rama, ndaj kreut të shtetit dhe Sali Berishës për votimin pro raportit të Dick Marty-t në lidhje me akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte.

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, pas pyetjes që ngriti në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, “përse Ilir e votove pro Raportin e Dick Marty” shkruan në Facebook, që kryeministri të dalë në një përballje me Presidentin Meta për të marrë përgjigjen.

“E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy”.

Më herët, Rama e akuzoi ish-kryeministrin Berisha dhe presidentin Meta për votimin e raportit të Dick Marty, mbi akuzat e të cilit janë arrestuar dhe udhëheqësit e UÇK në Kosovë.

Postimi i plotë

Edvin Kristaq Tradhtia, armiku më i egër i kombit shqiptar, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antishqiptare në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së UÇK-së e gjakut të Dëshmorëve, nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë, frikacaku që kalon Morinën me antiplumb dhe makinë të blinduar nga frika e ndëshkimit kombëtar, ka bërë sot një pyetje publike.

E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy.

Sa për mufkat që lëshon nga Twitter-i, as meritojnë përgjigje.

Kush të urdhëroi ty KryePis të hidhje në gjyq Kryeministrin e Kosovës?

Pse nuk ta mbajti të shkoje në gjyq o këlysh i rrahur që i vogël?

Edvin Kristaq Tradhtia dëgjoji mirë dhe mbaji shënim këto tre porosi:

1.Ju shmange gjyqit që hape në Prishtinë por drejtësisë së kombit shqiptar nuk ke për t’i shpëtuar kurrë!

2.Mos e përmend më Presidentin Ilir Meta për çështjen e Kosovës dhe çështjen kombëtare se nuk do kesh kohë as të pendohesh o Esadist i fëlliqur!

3.Nuk do ketë Kim Philby që të të shpëtojë!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com