Nënkryetari i LSI-së dhe njëherësh mjek në profesion, Petrit Vasili ka folur me tone të larta sa i takon sjelljes së qeverisë në këtë situatë pandemike. Vasili u shpreh se në asnjë prej spitaleve nuk ka pasur investime të reja, dhe në ISHP dhe në Shefqet Ndroqi nuk është vënë dorë që nga viti 2009 dhe nga vitit 2012.
Vasili tha se kjo opozitë në asnjë rast nuk e ka shfrytëzuar politikish pandeminë, ndërsa shtoi se mjekët dhe infermierët po punojnë pa drejtim, pasi një masë vendoset tani, dhe një masë tjetër rrëzohet më vonë.
“Kam një pyetje shumë të madhe për këtë ministre, që është bërë zëdhënëse e këtij kryeministri të çmendur. Pas 9 muajsh kjo krenohet se ka dyfishuar numrin e testimeve, që akoma nuk e dimë nëse është i saji, apo i laboratorëve private. Kryeministri tha dje se rritja e testimeve bëhet për të favorizuar lobet farmaceutike, të dalë e të sqarojë kjo ministre se pse bëhet, se janë bërë karagjozë, e kanë kthyer gënjeshtrën në një mjet komunikimi”, tha Vasili për Faxneës.