Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Përmet dhe Gjirokastër për t’i kërkuar llogari për burimin e pasurisë dy të dë nuarve për vr asje dhe organizatë kr iminale.
Bëhet fjalë për shtetasit: Përparim Muhameti, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “vr asja me paramendim”, dhe Barjam Boci, banues në Gjirokastër, i dënuar me b urg përjetë në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat.
Në datën 24 qershor 2015, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, gjatë një operacioni po licor është vr arë me ar më zj arri punonjësi i Po licisë së Shtetit, Ibrahim Basha si dhe janë pl agosur punonjësit J. I. dhe P. H.
Barjam Boci ka qenë pjesë e grupit që ka qëlluar në drejtim të Po licisë. Barjam Boci është dënuar me bu rgim të përjetshëm nga Gjykata e Kr imeve të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vr asja me dashje në rrethana cilësuese” dhe “Grup i strukturuar kr iminal”.
Të dy këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /NOA/