Loading...

Numër i lartë gjobash për qytetarë që janë parë pa maskat mbrojtëse

Një numër i lartë gjobash është vendosur nga Policia e Shtetit në fundjavë, për qytetarë që janë parë pa maskat mbrojtëse kundër koronavirusit.

Sipas njoftimit zyrtar për mediat, bëhet me dije se janë gjobitur gjithsej në gjithë vendin 1825 qytetarë dhe 13 administratorë lokalesh, për mosrespektimin e masave anticovid, gjatë fundjavës.

Ndërkohë të premten u raportuan 626 gjoba dhe të enjten, 619 gjoba.

“Si rezultat i kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1825 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 13 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com