Loading...

Njoftim për ndarje nga jeta të Xhemalit nga fshati…

NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA TE XHEMAL DULE STRATAJ.

Familja Strataj njofton, se sot në datën 25 nëntor 2020 në Tiranë, u nda nga jeta Xhemal Dule Strataj, vëllai i Enverit, Dylberes dhe Hatikës, bashkëshorti i Hurmasë, babai i Natashës, Petritit, Dashnorit dhe Leonard Strataj.

Varrimi bëhet nesër, datë 26 nëntor 2020, ora 12:00 në varrezat e Sharrës në Tiranë, duke u nisur nga Komuna e Parisit, Rruga Medar Shtylla, Apartamenti 9, hyrja 15 (ngjitur me Abi Bank).

————————————————————–

Xhemali u lind në Kallarat të Vlorës më 9 shtator 1934 në një familje të varfër, por me ndjenja të theksuara patriotike, liridashëse dhe atdhetare, nga prindërit Dule e Xheko. Ai u rrit, u edukua dhe shkollua nga prindërit e tij me sakrifica dhe me ndjenja të theksuara patriotike e liridashëse. Xhemali së bashku me bashkëshorten e tij, Hurmanë lindën, rritën dhe edukuan katër fëmijë Petritin, Natashën, Dashnorin dhe Leonardin dhe u bënë gjyshër dhe stërgjyshër plot me nipa dhe mbesa duke lënë trashëgimtar të denjë për fisin dhe shoqërinë.

Për një periudhë 40 vjeçare Xhemali punoi si drejtues me përkushtim e devotshmëri në sektorë të ndryshëm të ekonomisë në pushtetin vendor e qëndror, fillimisht në qytetin e Vlorës dhe pastaj për një kohë më të gjatë në Fier. Shtëpia e tyre në Fier ishte e hapur në çdo kohë për bashkëfshatarët e tij, por edhe për miqtë e shokët e tij e të familjes.

Në vitin 1992 Xhemali doli në pension, por për asnjë çast nuk e ndërpreu aktivitetin e tij patriotik dhe shoqëror duke dhënë një kontribut mjaft të vlerësuar për vendlindjen e tij Kallaratin, të cilin e donte shumë dhe shkonte shpesh, dashuri të cilën së bashku me Hurmanë ua trashëguan edhe fëmijëve të tyre.

Në vitin 2004 Xhemali së bashku me Hurmanë u vendosën në Tiranë pranë djalit Leonardit.
Xhemali ishte një njeri i thjeshtë, i qetë dhe pa fjalë, por brënda në shpirt kishte shumë dashuri për familjen gruan, fëmijët, nipërit, mbesat, vëllain motrat dhe bashkëfshatarët e tij kallaratas.

Xhemali ka dhënë një kontribut mjaft të vlerësuar për vendlindjen, Kallaratin. Ai ishte një nga aktivistët më të shquar të shoqatës Kallarati e gazetës së saj dhe në mënyrë të veçantë të degës së Fierit fillimisht e vitet e fundit asaj të Tiranës.

Para pak muajsh, Xhemali humbi vëllain e madh Enverin, por si invalid që ishte dhe me sëmundje bashkshoqëruese, duke mos e përballuar dot këtë dhimbje të madhe, gjëndja tij shëndetsore u rëndua edhe më shumë dhe panvarësisht shërbimeve mjekësore e përkujdesjes së bërë nga fëmijët dhe bashkëshortja, Xhemali nuk mundi ta përballojë dhe zemra e tij pushoi duke ikur i qetë e i plotësuar nga kjo jetë.

Kryesia e Shoqatës Kallarati i shpreh bashkëshortes dhe fëmijëve, ngushëllimet më të thella e të sinqerta dhe pamundësinë e pjesëmarrjes në përcjelljen e tij për në banesën e fundit, për shkak të respektimit të kufizimeve ndaj epidemisë së koronaviruesit. Por, ashtu siç shprehen fëmijët e tij për t’u takuar së shpejti kur situata ta mundësojë, për të bërë një ceremoni përkujtimore ashtu siç Xhemali, babai i tyre e meritonte.

Qoftë i paharruar kujtimi dhe emri i Tij!

U prehsh në Paqe!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com