Loading...

Ngre siparin Kupa e Republikës/ FSHF publikon rregulloren: Ndeshje teke, ekipi pritës me short

Kupa e Shqipërisë do të ngre sot siparin për sezonin e ri. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar dhe rregullat e këtij kompeticioni, që për shkak të Pandemisë COVID-19, do të ketë ndeshje të reduktuar dhe ballafaqimet do të jenë “teke”, pra vetëm me një ndeshje, ndërsa ekipi mikëpritës do të përcaktohet me short.

FSHF njofton se “departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, menjëherë pas vendosjes së datës së fillimit të Kupës së Shqipërisë bën të ditur skemën dhe rregulloren e saj për këtë edicion si më poshtë. Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë turi i 1/16 do të zhvillohen ditën e dielë (sot), ora 13:30. Për të përcaktuar ekipin pritës dhe udhëtues të turit 1/4 & 1/2 do të hidhet short i lirë.

Rregullat e kualifikimit

Përcaktimi i ekipit të futbollit i cili do të kualifikohet për turin pasardhës të Kupës së Shqipërisë do të bëhet: Në rastet kur ekipet në fund të 90-të minutave të ndeshjes rezultati është i barabartë atëherë do të zhvillohen 2 x 15 min kohë shtesë. Në rast se edhe pas kohës shtesë kemi përsëri barazim, do të kryhen 5 goditje nga pika e penalltise për secilën skuadër. Shpallet fitues ekipi që në përfundim të 5 gjuajtjeve të penalltive ka shënuar më shumë gola. Në rast se edhe pas gjuajtjeve të 5 goditjeve të penalltive kemi përsëri barazim, atëherë do të kemi goditje të alternuara nga pika e penalltisë deri në momentin që njëri nga ekipet nuk shënon. Shpallet fituese skuadra që shënon.

Të gjitha ndeshjet e Kupës së Shqipërisë për sezonin futbollistik 2020/2021 do të zhvillohen me një takim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com