Loading...

Ngordh macja e famshme e xhamisë

Njihej si macja me emrin Gli, dhe të gjithë e njihnin si macja e famshme e xhamisë ikonike “Shën Sofia”.

Por kafsha e gjorë ka ngordhur.

“Macja e Ajasofjes, Gli, e cila po trajtohej në një klinikë veterinare private në rrethin Levent të Stambollit që nga 24 shtatori, fatkeqësisht ngordhi për shkak të moshës së saj të madhe”, tha Ali Yerlikaya, guvernatori i metropolit turk.

“Ne nuk do të të harrojmë kurrë, Gli”, u shpreh ai.

Për shumë vite macja kishte jetuar brenda mureve shekullore të xhamisë dhe ka përcjellë çdo vit miliona vizitorë.

Këta të fundit e kishin përzemër dhe shpesh e përkëdhelnin atë. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com