Lumi Osum në Berat është ndotur duke na ofruar një pamje shqetësuese këtë të dielë.
Përveç ndotjes, në anë të lumit janë parë po ashtu edhe bagëti të n gordhura.
Dyshimet janë se shkak për ndotjen e lumit mund të jenë bërë derdhjet e fabrikave të përpunimit të ullirit.
Situata ka krijuar shqetësim mes banorëve, por ende asnjë reagim nga Bashkia dhe institucionet e tjera.
Ndodh shpesh që ky lumë të bjerë pre e ndotjes dhe papërgjegjshmërisë. /noa.al/