Loading...

Ndarja nga jeta e Koco Devoles, Meta,Rama dhe Basha mesazh ngushëllimi

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar me një mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta e artistit të madh, Koço Devole, aktori i dashur i publikut që u nda sot nga jeta në moshën 75-vjeçare.

“Sa shumë trishtim nga ky lajm! Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë! Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve. Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço! U prehsh në paqe!”, shkruan Meta krahas fotos së Devoles.

Edhe kryeministri Edi Rama e kreu i opozitës Lulzim Basha, kanë reaguar po ashtu me mesazhe ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh të humorit, Koço Devole.

Me një shënim në Facebook, ku ka postuar një foto të aktorit, Rama ka zgjedhur shumë pak fjalë për t’i dhënë atij lamtumirën. “Lamtumirë i shtrenjti Koço! u prehsh në paqe”.

Ndërsa kryetari i PD-së, Bash aka shkruar: “Ngushëllimet e mia për familjen, të afërmit dhe miqtë e aktorit të madh të humorit shqiptar, Koço Devole që humbi jetën tragjikisht në betejë me Covid19. U prehtë në paqe!”.

Aktori Koço Devole u nda sot nga jeta në moshën 75-vjeçare, pasi humbi betejën me koronavirusin. Prej disa ditësh ai ishte i intubuar dhe në gjendje të rënduar në Spitalin e Infektivit.

Fillimisht Devole u shtrua në spital pasi ishte infektuar me Covid-19, por pasi tamponi i doli negativ, u shtrua sërish në spital për shkak të rëndimit nga leuçemia. /NOA/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com