Loading...

Ndalohet në aeroport ish-Presidenti, kishte me vete një çantë me para: ‘Unë nuk e di origjinën e atyre parave,dikush i ka vendosur në valixhet e mia’

Manuel Zelaya, ish-Presidenti i Hondurasit, është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar të Toncontin.

Në bagazhet e tij u gjet një çantë me para, 18 mijë dollarë, për të cilat ai tha se nuk ishin të tijat.

“Unë nuk e di origjinën e atyre parave. Është e dukshme se dikush i ka vendosur ato në valixhet e mia. Unë kam udhëtuar mbi 400 herë dhe e di se nuk është e lejuar të transportosh një sasi aq të madhe parash.

Është shumë e rëndësishme të hetohet se kush i vendosi paratë aty”, tha Zelaya në media.

Më herët ish-Presidenti zbuloi në rrjetet sociale se u ndalua në zyrën e emigracionit në aeroportin e Toncontin pas kontrollit të valixheve, por shton se nuk u arr estua. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com