Loading...

Ndahet nga jeta mjekja , kolegët shprehin hidhërimin për humbjen e saj

Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë ka njoftuar lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të mjekes Frida Buçpapaj.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ata shkruajnë se pas një eksperiencë shumë vjeçare, ajo ka qenë një frymëzim për mjekët dhe infermierët e tij.
“Ngushëllime familjareve për humbjen para kohe të njeriut te dashur. Frida ishte një mjeke që ju përkushtua kujdesit për fëmijët në shkollë, në lagje e kudo. Ikja para kohe na tronditi pa masë, nuk e beson askush doktoresha.U bëre yll dhe fluturove lart U prefsh e qetë në parajsë”, shkruan një mike e Buçpapajt në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges tonë mjekes së nderuar Znj. Frida Buçpapaj.

Një eksperience shumë vjeçare ajo dha në kujdesin shëndetësor parësor, në shërbimin shkollor të NJVKSH Tiranë. Ka qenë frymëzim për të gjithë mjekët dhe infermierët e rinj ka qenë një mentore e pakursyer në dhënien e profesionit, karakterizuar nga mirësia, buzëqeshja që u dhuronte femijëve dhe kolegëve.
Në emër të DROSHKSH Tiranë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve ./newsbomb

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com