Loading...

Ndahet nga jeta krijuesi i filmit vizatimor Scooby-Doo

Ken Spears, bashkë-krijuesi i filmit vizatimor Scooby-Doo, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Spears vdiq për shkak të komplikimeve nga demenca e trupit Lewy (LBD), lloji i dytë më i shpeshtë i çmendurisë dhe mendohet se shkaktohet nga ngritja e proteinave të trupit Lewy në tru.

Vdekja e tij vjen tre muaj pas ndarjes nga jeta të bashkë-krijuesit të Scooby Doo, Joe Ruby.

Djali i tij, Kevin, konfirmoi për Hollywood Reporter se Spears vdiq në Los Angeles të premten.

“Jemi të trishtuar të dëgjojmë për vdekjen e Ken Spears dhe u dërgojmë ngushëllimet familjarëve. Ai ishte një novator i vërtetë në industri, krijimet e të cilit vazhdojnë ende të kënaqin audiencat,”- tha Presidenti i Warner Bros, Sam Register.

Ken Spears lindi në Los Anxhelos më 12 Mars 1938 dhe u takua për herë të parë me Ruby kur të dy ishin redaktorë zëri në studion e animacionit Hanna Barbera.

Ndërsa punonin atje, dyshja krijoi shfaqjen për fëmijë Scooby-Doo, Where Are You!, që debutoi në CBS në shtator 1969.

Spears dhe Ruby shkruajtën dhe redaktuan historinë e Scooby Doo./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com