Loading...

Mosrespektimi i izolimit për të infektuari me Covid është kthyer në një shqetësim për shoqërinë dhe po licinë/ Denonconi cdo rast

Mosrespektimi i izolimit për të infektuari me Covid është kthyer në një shqetësim për shoqërinë dhe po licinë.

Prej fillimit të pandemisë në muajin mars, Covid19 nuk ka kursyer as radhët e po licisë mes të cilëve dhe shumë drejtues të kupolës blu.

Sot një efektiv i skuadrës operacionale ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare, pasi ishte diagnostikuar me Covid-19, kurse një tjetër ndërroi jetë pasditen e djeshme.

Sot pozitiv doli edhe k ryepolici, Ardi Veliu i cili mësohet se është izoluar në banesë pasi gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Karantinimi është i detyrueshëm, madje thyerja e izolimit, përbën edhe vepër penale.

Drejtori i Po licisë së Tiranës, Rebani Jaupi shprehet se ka një tendencë që personat mbartës të virusit që shfaqin simptoma të lehta, të mos respektojnë rregullin për izolim në banesë.

Megjithatë kreu i bluve të kryeqytetit garantoi se kontrollet nga ana e po licisë në banesat për këtë kategori personash janë të përditshme ndërsa apeloi qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo individ që thyen rregullin e vetkarantinës.

“Neglizhencë tregojnë personat që nuk kanë gjendje të rënduar shëndetësore dhe mendojnë që duke e kaluar lehtë mund të dalin jashtë. Kështu që unë u bëj apel të gjithë qytetarëve të njoftojnë në numrin 112 dhe policia do t’i ndjekë me precedencë shumë të shpejtë dhe do të marrin masa të rrepta në zbatim të Aktit Normativ”, tha Jaupaj.

Nisur nga rregullat e reja të vendosura nga komiteti teknik për ndalimin e grumbullimeve, Jaupi , i ftuar në Euronews Albania kërkoi mirëkuptim nga ana e partive politike dhe qytetarët.

Drejtori i Po licisë së Tiranës tha se në zbatim të Aktit Normativ institucioni që ai drejton nuk do të japë leje për asnjë tubim politik edhe pse jemi vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.

“U bëj thirrje të gjitha drejtuesve të forcave politike dhe njëherësh të gjitha shoqatave civile që për një apo disa arsye kërkojnë të organizojnë tubime, Drejtoria e Po licë së Tiranës do të jetë korrekt me Aktin Normativ dhe nuk do të japin absolutisht asnjë leje për ushtrimin e këtyre aktiviteteve”- u shpreh Jaupaj./NOA.al

??????????????????????????????????????????????????????????
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com