Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka ironizuar mbi akuzat e opozitës për situatën e pandemisë në vend.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali përmend faktin se presidenti Ilir Meta nuk mban maskën mbrojtëse, dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, bën deklarata se Covid nuk ekziston.
“Vajmedet” është përgjigja e ministres edhe për deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili vijon të akuzojë qeverinë për dështimin në menaxhimin e pandemisë dhe thotë se spitalet janë në kolaps.
“Mona thotë Covidi nuk ekziston. Likja bredh pa maskë. Saliu ruhet nga Covidi si djalli nga temjani. Dhe Luli, kryetar i frontit të shpartalluar opozitar, thotë spitalet janë në kolaps. #vajmedet”, – komenton Elisa Spiropali. /NOA/