Loading...

‘Mjekët më thanë se mund të mos bëja kurrë fëmijë’

Emma Roberts është në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo do të jetë në kopertinën e Cosmopolitan për muajin dhjetor bashkë me djalin tek barku. Nuk e ka kursyer barkun e rrumbullakosur dhe as disa detaje që mund t`i japin forcë kushedi sa vajzave që mbase gjenden në situatë të ngjashme.

Roberts foli për dëshirën e një jete për t’u bërë nënë, luftën me endometriozën që nga vitet e adoleshencës, duke u përballur me ndikimet e saj në fertilitet. Roberts u pyet nëse ajo ka menduar “tani unë jam gati të jem nënë”, gjë që solli rrëfimin e saj të sinqertë.

“Kur isha adoleshente jam diagnostikuar me endometriozë. Mjekët më thanë që duhej të ngrija vezët dhe se ndoshta nuk do mund të lindja kurrë fëmijë. Të them të drejtën, u tmerrova. Thjesht mendimi se, mbase, nuk do të isha në gjendje të kisha fëmijë… I ngriva vezët e mia përfundimisht, i cili ishte një proces i vështirë. Pastaj fillova të flas me vajza dhe gra të ndryshme. Bisedat me to më bënë të kuptoja që nuk isha e vetme, që kishte shumë të tjera në gjendjen tim, por ja ku jam tani”, tregon Emma.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com