Loading...

Me qindra besimtarë luten te Kisha e Laçit/ O i lumi e i mrekullueshmi shenjti shna Ndue, gjithë bota e dëshiron madherinë tënde!

Me qindra besimtarë ishin sot dhe u lutën te Kisha e Laçit.

Ata u lutën sot para Shenjtit Shna’Ndue.

“Ne e dimë se jemi mëkatarë të mëdhënj e nuk meritojmë që t’i sjellish sytë e tu të dashur prej nesh; por denjohu të këqyrësh me sy të dhembshëm mjerimin, në të cilin gjendemi”, thuhet ndër të tjera në lutjen e tyre.

Janë me mijëra besimtarë që shkojnë vazhdimisht dhe luten te Kisha e Laçit.

Kisha e Laçit publikoi lutjen e sotme: Shenjti Shna’Ndue lutu për ne

Lutja e shna Ndout

O i lumi e i mrekullueshmi shenjti shna Ndue, gjithë bota e dëshiron madherinë tënde. Të mëdhenj e të vegjël, pleq e të pasur e të papasur, të gjthë tregojnë hiret e shumta e të mrekullueshme, që kan nxjerrë prej Zotit nëpër lutjet tua. E kushtet, që lëhen përpara fytyrës sate si nderim ngadhënjimi, dhuratat që rrethojnë e stolisin përherë lterin tënd, a s’e bëjnë dëshmi pushtetin tënd e fuqinë e lutjeve tua para të Lartit Zot?

Edhe ne, pra po vijmë të përmbysemi ndër këmbët tua e të porosisim një punë, që ne kemi për zemër sa kurrnjë tjetër. Ne e dimë se jemi mëkatarë të mëdhënj e nuk meritojmë që t’i sjellish sytë e tu të dashur prej nesh; por denjohu të këqyrësh me sy të dhembshëm mjerimin, në të cilin gjendemi.

Po vijmë pra, të ti duke shpresuar në mbrojtjen tënde, po të lypim hirët që dëshirojmë. Dhe, bën që mos të thuhet, se njerëz të shkretë , si jemi ne, kemi ardhur të ti e nuk na i ke plotësuar lutjet tona. Por bën që edhe ne të bashkohemi me tjerë për të lumturuar e për t’u falënderuar. Amen!/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com