Leo Messi konsiderohet gjerësisht si pasardhësi i Diego Armando Maradonës.
Ikonës së momentit te Barcelona, i mungon një trofe i Kupës së Botës, megjithatë, edhe legjenda Diego Armando Maradona, për shumë tifozë mbetet i paaarritshëm, Messi mbetet në gjurmët e trashëgimisë së tij.
Lionel Messi ka ndarë një mesazh ngushëllimi, për ndarjen sot nga jeta të një prej lojtarëve që bëri epokë, duke u shdërruar në idhull për miliona tifozë anembanë globit.
“Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë argjentinasit dhe futbollin”, – tha Messi.
“Ai na la, por nuk u largua, sepse Diego është dhe do të mbetet i përjetshëm”.
“Unë do të ruaj të gjitha momentet e bukura të jetuara me të dhe me këtë rast do të doja të shprehja ngushëllimet për të gjithë familjen dhe miqtë e tij. U prehsh në Paqe”./NOA.al