Tashmë është e konfirmuar, te rroristi i v rarë në Vjenë pas su lmeve në qendër të kryeqytetit është një austriak i ri me origjinë shqiptare, nga Maqedonia e Veriut.
Ai u la i lirë nga b urgu në dhjetor 2019 pas një dënimi 22 muaj për përpjekjen për të shkuar në Siri për të lu ftuar me I SIS.
Ai quhet Kujtim Fejzullai, i lindur në vitin 2000 në Vjenë, ku dhe u rrit. Ai është me origjinë shqiptare dhe prindërit e tij janë nga Maqedonia e Veriut. Te rroristi 20-vjeçar i vrarë gjatë sulmeve të djeshme u dënua me 22 muaj burg në 25 prill 2019, për përpjekjen për të shkuar në Siri dhe për t’u bashkuar me I SIS.
Ai ishte liruar më 5 dhjetor: si i ri, ai ishte pjesë e një regjimi të privilegjuar të parashikuar nga ligji për mbrojtjen e të rinjve. Ministri i Brendshëm Karl Nehammer e specifikoi këtë. “I dyshuari, – shpjegoi ai më vonë, – ishte i ar matosur rëndë dhe i pajisur me një rrip shpërthyes eksplozivi”.
Kryetari i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludëig tha se Fejzullai ishte i pajisur me një pi stoletë me tytë të gjatë, një a rmë zj arri dhe një hanxhar. “Ai ishte përgatitur shumë mirë për këtë su lm”.
Kryeministri austriak nuk dyshon për dinamikën e sulmit. Sebastian Kurz tha se ishte “një s ulm islamik, i diktuar nga urrejtja, urrejtja për mënyrën tonë të jetës, urrejtja për demokracinë tonë, por është e qartë se nuk do të trembemi”.
Numri i v iktimave ka shkuar në 5 dhe numri i të pl agosurve në 17, nga të cilët të paktën gjashtë raportohet të jenë seriozë.
Më shumë se 250 anëtarë të forcave speciale austriake janë angazhuar në ndjekje të njërit prej auorëve pas sulmit që shkaktoi panik në kryeqytetin austriak. Njëri nga su lmuesit, i cili sipas hetuesve austriakë mund të jetë së paku katër, është ende në kërkim. “Të paktën një i dyshuar është në arrati,” tha ministri i brendshëm austriak Karl Nehammer. /NOA/