Rama jep lajmin e mirë për familjet me asistencë: Do ua dyfishojmë ndihmën ekonomike deri në fund të pandemisë
Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Vlorës ka dhënë lajmin e mirë për familjet që marrin asistencë ekonomike, pasi u shpreh se deri në përfundim të pandemisë pagesa që ata marrin do të dyfishohet.
Ndërkohë për sa i përket rritjes së numrit të testimeve, Rama u shpreh se kjo është në dorë të Komitetit të Ekspertëve, pasi në rast se ata e kërkojnë atëherë do të ketë edhe rritje të testimeve.
“Nëse komiteti teknik i ekspertëve do të na kishte kërkuar të blinim më shumë, do të blinim më shumë, kur ne kemi mundësi sot në këtë fazë dhe falë një politike të suksesshme me financat publike dhe një largpamësie për të mos i hedhur municionet që në fillim për këtë luftë që nuk dihet sa zgjat.
Mundësinë që të paguajmë në mënyrë dinjitoze që as nuk e prisnin fare ata naftëtarët dje, kur kemi mundësi sot do ua dyfishojmë ndihmën ekonomike të gjitha familjeve me ndihmë ekonomike deri në fund të pandemisë, nuk paskemi mundësi të blejmë më shumë tamponë?
Por as komiteti teknik nuk e ka kërkuar por as numri i tamponëve të bërë nuk ka rezultuar problem në raport me epideminë”, tha Edi Rama.