Kryeministri Rama ishte sot në Gjepalaj të Shijakut për të parë ndërtimin e një shtëpie, të një banori që e kishte humbur banesën e mëparshme nga tërmeti.
Ajo që u vu re në këtë takim, ishte fakti se Rama dhe ministri Ahmetaj hoqen atletet përpara se të futeshin në dhomat e shtëpisë.
Kur pa Ahmetajn që kishte çorape të kuqe, kreu i Qeverisë tha se ia ka marrë atij.
Rama: Unë nuk po i heq këpucët Osman, të më falësh.
Pronari i shtëpisë: Mirë është t’i heqësh.
Rama: Epo s’po ta prish, nuk kam çfarë bëj.
Rama: Ky m’i ka marrë çorapet e mia. Më e keqja iku, më të mirën kemi përpara. A more Osman çfarë na bëre, ta mori mendja që do të hiqte këpucët Kryeministri te shtëpia e re? Ja si është jeta. /noa.al/