Loading...

Kryemadhi: ‘Rama t’i lërë filmat me mjekë që aktrojnë’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se qytetarët janë në panik nga Covid 19 për shkak të mungesës së menaxhimit të situatës nga ana e qeverisë.

Ajo akuzoi kryeministrin Rama, që sipas saj duhet t’i lërë aktrimet me filma dhe mjekë në televizione, por t’i bëjë ballë pandemisë.

“Një kryeministër që merret me një gjë të tillë, nuk ekziston. Çështja e akuzave ndaj opozitës nuk është gjë tjetër, veç se largimi i vëmendjes. Për një të sëmurë minimumi duhet mbi 1 mijë euro, ky është paniku që kanë sot qytetarët shqiptarë, – tha Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët. – Të akuzosh sot opozitën për menaxhimin e pandemisë, është mungesë inteligjence dhe dashakeqësi. Ajo që unë dua të them, është se gjëja e parë që duhet t’u japim qytetarëve, është besimi dhe shpresa. Kovidi mundet si çdo virus tjetër, por duhet solidaritet dhe nga strukturat e shtetit. Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë në panik për shkak të mungesës financiare që kanë për të paguar. Ka reparte dhe mjekë që aktrojnë në filmat multiplikativë të kryeministeit dhe autoambulanca që presin në radhë me pacientë. Rama duhet të merret me rimbursimin e barnave dhe shtimin e testimeve”, – theksoi Kryemadhi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com