Loading...

Kryemadhi dhe Veliaj përplasen për Gjimnazin ‘Sami Frashëri’:’Po ju dhe turpin e hani me bukë’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar disa dokumente ditën e sotme, ku sipas saj tregohet se trualli ku ishte shkolla “Sami Frashëri” dhe rindërtimi i saj nuk figurojnë në listën e godinave për t’u rindërtuar.

Kryemadhi ka deklaruar sot se në vitin 2017, shkolla Sami Frashëri i kaloi Bashkisë së Tiranës me vendim qeverie, ndërkohë që sot sipas saj, ky truall sipas dokumenteve figuron me emër të disa bashkëpronarëve. “Unë jam Petro Ninse. Kam mbaruar shkollën Petro Nini Luarasi, është kjo shkolla këtu afër. Ndërsa për sa i përket shkollës Sami Frashëri të jeni të bindur që Monika ka thënë të vërtetën, nuk ka gënjyer. Tani unë do t’iu jap një dokument, që në vitin 2017 qeveria shqiptare ka ndërmarrë një vendim që shkollën Sami Frashëri dhe një listë çerdhesh t’ia kalojë Bashkisë së Tiranës”.

“Është një vendim qeverie për inventarizimin e pronave të veçanta, që është bërë dikur në mars të 2017. Dhe pas një periudhe shumë të gjatë vjetore, disa vjeçare, në 2020 regjistrohen më 21.04.2020 në Bashkinë e Tiranës, kjo është kartela e hipotekës, e pronës së shkollës Sami Frashëri, me numër pasurie 6/411. Kjo kartelë është e printuar po me datën 21.04.2020, është e shkruar. Sepse në kuadrin e dixhitalizimit dokumentet dalin edhe me datën që printohet. Vendimi Shkolla Sami FrasheriNë fakt ka dhe një njoftim këtu për një okupim Pëllumb Veiz Lakollari për një sipërfaqe 45 metra katrorë truall, që nuk ka të bëjë për këtë”, – vijoi ajo.

Kryemadhi shton se “tani çuditërisht më datën 28.10.2020 printojmë përsëri kartelën e shkollës Sami Frashëri dhe na del listë bashkëpronarësh, nuk është më Bashkia Tiranë, por e regjistruar përsëri më 21.04.2020. Unë nuk jam prokurore që ta sqaroj këtë gjë, por këtë mund ta sqarojë shumë mirë Prokuroria. Unë e kam denoncuar ditën e hënë te zoti Fevziu. Ditën e martë në orën 4 e gjysëm vendoset një tabelë e tillë me PVC dhe thotë studim, projektim 5 milionë euro me TVSH. Tani unë nuk kam parë tabelë investimi që të thotë studim, projektim 5 milionë euro, kur ndërkohë një shkollë që ka tenderuar në Vorë, në Durrës e ka 3 milionë euro ndërtim, studim, projektim.

Ndërkohë që këtë e ka studim projektim 5 milionë euro pa TVSH. Problemi tjetër qëndron, ne nuk kemi ndonjë nipt ndërtimi, por ka njerëz të ndershëm sa të duash Partia Socialiste edhe Bashkia e Tiranës, ashtu siç na sollën edhe dokumentet e shkollës Sami Frashëri, që shkolla Sami Frashëri nuk është tenderuar dhe nuk ka të shpallur fitues për tenderin e kësaj shkolle, as për studim projektim.”- u shpreh Kryetarja e LSI-së.

Por kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar pas akuzave të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi pas publikimit të disa dokumente, për të cilat tha se ka ndryshuar pronësia e shkollës “Sami Frashëri”.

Në reagimin e tij, Veliaj ka publikuar dy dokumente nga Kadastra ku sipas tij vërtetohet se pronësia e shkollës “Sami Frashëri” është e Bashkisë së Tiranës.

“Dilema është, duhet çuar për shpifje apo për mjekim? Ja prona e “Sami Frashërit, boll u bëtë gazi i botës! Pastaj hani inat me popullin që s’ju voton! Si te lodrat, pazari, sheshi, kalaja – njësoj Samiu – do fshiheni nga turpi. Po ju dhe turpin e hani me bukë”, shkruan Veliaj. /NOA/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com