Loading...

Korona v irusi nuk e vret shpirtin e Festës së Flamurit!

Lejla Gorishti
KORONA VIRUSI NUK E VRET SHPIRTIN E FESTES SE FLAMURIT.
“Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja.
Cilat janë kujtimet që shfaq duke valuar, Flamuri ynë?
Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjeve,
nuk janë kujtime lakmirash dhe rrëmbimesh,
janë kujtime vetembrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurmë në letersinë e gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët.
Me madhështi epike eshte paraqitur Flamuri Kombetar nga FAN NOLI ;
…. O FLAMUR GJAK , O FLAMUR SHKABE ,
O VEND E VATR’, O NEN’ E BABE
LAGUR ME LOT , DJEGUR ME FLAGE
FLAMUR I KUQ , FLAMUR I ZI …..
GËZUAR FESTËN E FLAMURIT!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com