Kombëtarja shqiptare e futbollit ka marrë një fitore me mjaft vështirësi dhe mes drithërimash përballë Bjellorusisë.
Edhe pse në avantazh të dyfishtë, kuqezinjtë e panë veten në vështirësi me reagimin e miqve të cilët nuk u dorëzuan në asnjë moment.
Megjithatë, dy golat e Cikalleshit dhe 1 i Manajt i dhanë fitoren Shqipërisë.
Me tre pikët e marra kombëtarja e mbylli grupin në vendin e parë, duke vijuar më tej.
Në përgjithësi paraqitja e kuqezinjve ishte në nivel të mirë, sidomos në repartin e sulmit.