Në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, vota e shqiptaro-amerikanëve është kthyer në një faktor ndikues të paktën në vitet e fundit.
Dhe nuk është një mister që shumë prej tyre që punojnë dhe jetojnë përtej Oqeanit mbështein presidentin republikan Donald Trump.
Siç është dhe këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti, e cila prej vitesh jeton atje. Në disa foto që ajo i ka shpërndarë në rrjetet sociale, shihet duke marrë pjesë në mbledhjet e fushatës së Trump.
Por, nuk është e vetmja shqiptare që mbështet Trumpin për një mandat të dytë. Në stafin e fushatës së presidentit është edhe Evi Kokalari, aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane.
Teksa zgjedhjet në SHBA janë shumë afër, ato janë shfaqur të dyja në një takim elektoral në Miçigan me kshilltarin e presidentit Trump, Riçard Grenell. Si dhe i dërguar special për dialogun Kosovë – Serbi.
Grenell është po ashtu një pjesë e rëndësishme e fushatës së presidentit Trump. Miçigani është një nga shtetet, ku sondazhet flasin për një përplasje të fortë mes Trumpit dhe Bidenit dhe ku jetojnë me qindra e mijëra shqiptarë me të drejtë vote. /NOA/