Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha, pas suksesit kundër Kazakistanit komentoi golin e pësuar nga mesi i fushës.
Kapiteni u justifikua me faktin se goditja ishte e fortë dhe mori një trajektore të veçantë.
“Si sot nuk e kisha pësuar asnjëherë. Mund ta menaxhonim më mirë lojën. Pas atij golit ndryshoi pak iniciativa. Gjëra që ndodhin, do ishte e vështirë për çdo portier. Goditja ishte shumë e mirë, mori një trajektore tjetër. Ishte e pamundur të kthehesha në anën e djathtë.
Goditja ishte shumë e fortë, për një distancë aq të largët. Pas atij goli ndeshja u rihap. Nuk krijuan asnjë rast pas atij goli. U munduam të menaxhonim lojën dhe të prisnim për sulmet apo gabimet e tjera.
Raporti me Hysajn? Kjo gjë po bëhet monotone. Tek ne nuk ka asnjë problem. Është një nga shokët e mi më të mirë nuk ka asnjë problem”, deklaroi Berisha.
Më poshtë goli i pësuar: