Loading...

Joe Biden menjëherë nis nga puna

Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden u ka ofruar popullit amerikan një axhendë gjithëpërfshirëve.

Shqetësimi më i madh, padiskutim si për Biden ashtu edhe për botën është menaxhimi i pandemisë të koronavirusit.
Joe Biden pritet të konfirmojnë epidemologun e njohur, dr. Anthony Fauci, i cili do të vijojë punën e deritanishme, pasi do të merret me koordinimin e planit të masave gjatë situatës Covid-19 në vend.

Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, Biden kërkon miratimin e ligjit për vendosjen e maskave në rang kombëtar në ambiente të jashtme dhe të brendshme.

Gjithashtu, rritjen e numrit të testeve masive në popullatë, dhe për krijimin e një Korpusi të Punëve Publike të Shëndetit Publik për të mobilizuar të paktën 100,000 amerikanë për të luftuar virusin si dhe një fond prej 25 miliardë dollarë për kërkimin dhe shpërndarjen e vaksinës Covid-19.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com