Elton Deda, një nga kantautorët më të mirë në Shqipëri, ka zbuluar një detaj shumë interesant, që pak kush e dinte sa i takon emrit “3 Musketjerët”, formacionit muzikor që përbëhet nga ai, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi.
“Emrin ka qenë Rudina Magjistari që na e ngjiti në fakt. Ka ngelur një mikeshë e mirë e jona. Ajo një herë na tha teksa po kalonim, se jemi si tre musketjerët dhe ne na pëlqeu. Për mendimin tim, këto lloj treshesh janë shumë të rralla, që punojnë bashkë pas kaq shumë kohësh. Ne e kemi nisur me tre stile të ndryshme, por jemi munduar që t’i unifikojmë stilet tona brenda një kënge”, – tha Deda.