Loading...

Ish-ministri socialist propozon 3 ditë pushimi: E thotë studimi

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, propozon tre ditë pushimi, nga dy ditë që janë aktualisht.

Ky propozim i referohet Administratës Publike, pasi në sektorin privat, përgjithësisht bëhet vetëm një ditë pushimi në javë.
“Një studiim që do të ushqejë debatin mbështetës për një raport më të mirë midis punës dhe pushimit”, – tha Malaj.

“Pak vite më parë edhe Kemal Dervish ish shefi i UUDP propozoi uljen e ditëve të punës si një strategji për uljen e papunësisë”.

“Koha e pushimit më e gjatë ndihmon mirë-edukimin dhe mirë-arsimimin e fëmijëve dhe në reduktimin e stresit”.
“Të dyja sjellin përfitime publike afatgjata”, – tha Arben Malaj, aktualisht pjesë e partisë Agrare Ambjentaliste në vendin tonë.

Çfarë thotë artikulli, që i referohet Malaj?

Analiza e njërës prej sprovave më të mëdha të javës së punës, asaj katërditore, jo vetëm nuk tregoi rënie të produktivitetit, por përkundrazi dëshmoi një përkushtim edhe më të madh të stafit dhe ulje të nivelit të stresit.

“Perpetual Guardian”, një kompani shërbimesh financiare në Zelandën e Re, e çoi punën nga 5 në 4 ditë në javë, duke ruajtur të njëjtën pagesë. Rezultati ishte se, gjatë 4 ditëve të angazhimit, produktiviteti i punonjësve u shtua dhe nuk pati as rrudhjen më të vogël të nivelit total të punës së bërë.

Eksperimenti u monitorua nga akademikë të Universitetit të Aucklandit, të cilët vunë re se në radhët e stafit, niveli i vlerësimeve të dhëna për lidership, stimulim, fuqizim e angazhim pësuan rritje që të gjitha, krahasuar me vitin 2017. Niveli i stresit, ndërkohë, pësoi rënie nga 45% në 38%.

“Ne u trajtuam si të rritur dhe rezultati ishte që u sollëm si të rritur e si njerëz të përgjegjshëm”, – tha menaxherja Tammy Barker.

Eksperimenti është ndjekur me kujdes nga punëdhënës e politikbërës në mbarë botën, e ka shtuar shpresat për një ekuilibër më të mirë në të ardhmen mes jetesës dhe punës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com