Loading...

Habiten edhe vetë metereologët/ Ja ç’mot do të kemi deri në fund të nëntorit

Vlerat minimale zbresin deri në -3 gradë

Aspak të zakontë e konsiderojnë sinoptikanët këtë Nëntor të pakursyer në diell dhe temperatura të larta, por prej së enjtes sugjerojnë për gjithsecilin një pulovër më tepër. Kjo pasi vlerat termike do të pësojnë një ulje ndjeshme me disa gradë.
“Presim një rënie me të paktën 4 gradë Celsius nga dita e sotme në fundjavë gjatë mëngjesit. Ndërsa mesdita nuk do të sjellë ndryshime të mëdha, kjo për shkak të prezencës së kthjellimeve të motit me diell. Presim një luhatje me 1-2 gradë Celsius. Krahasuar me 10-12 gradë Celsius që janë aktualisht, presim që nga dita e nesërme deri në fundjavë të zbresin deri në 7 apo në 8 gradë Celsius zona bregdetare, e cila është zona më e ngrohtë”.

Me mot më të ftohtë do të përballen zonat veriore dhe verilindore të vendit, kryesisht Bajram Curri, Kukësi, Peshkopia, Puka etj.

Megjithatë muaji do të mbyllet me një mot të kthjellët, dhe reshje te pakta.
“Parashikohet që edhe pjesa tjetër e muajit Nëntor të mbetet me këto kushte, pasi reshjet do të jenë shumë pak prezente”.

Pavarësisht diellit që do na shoqërojë, temperaturat e ulëta të mëngjesit na kujtojnë afrimin e stinës së ftohtë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com