Gazetarja dhe moderatorja sportive Ina Qirjo tha se edhe ajo është infektuar me Covid-19.
Prandaj ajo iu ka kërkuar kolegëve të mos përhapin panik, në këto ditë, prej pandemisë së koronavirusit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qirjo ka treguar eksperiencën e saj gjatë kohës që ishte e infektuar me Covid-19.
Ndërkohë ajo ka bërë thirrje që të ndalohet paniku i madh nëpër media sepse nuk i bën mirë askujt.
Postimi i plotë i gazetares Ina Qirjo:
Ne momentin që mësova se jam e prekur nga Covid 19, fillova ta përgatis trurin tim se ky virus është thjesht një grip i zakonshëm për shumë njerëz të shëndetshëm!
“Këtë mendim kisha deri në momentin kur në dhomën time, e izoluar , nuk ekzistonte televizori! Ju nuk e keni idenë çfarë ndodh ne psikozën e një të prekuri me Covid 19, kur sa herë hap tv dëgjon dhe lexon vetem lajme të trishta lidhur me Covid 19, pa menduar se si ndikojnë këto lajme tek ata njerëz që kanë zënë krevatet në shtëpi nga ky virus!
“Ndoshta ai s’është thjesht një “grip”, për ata qe kanë probleme të tjera me shndetin, ama e trumbetuar kaq shumë dhe në çdo moment, edhe unë që e mbart në trup, filloj të mendoj çdo me gjejë nesër!!!!!!!”
“Media di shumë mirë t’u vijë në ndihmë qytetarëve sa herë ata kanë nevojë, ju lutem bëjeni edhe tani! Si një qytetare dhe jo si një gazetare prej vitesh, ju lutem ndaloni panikun e madh në media sepse nuk i bën mirë askujt..”
“Shumë kujdes dhe pa panik….”, shkroi gazetarja, pasi mësoi se edhe ajo është prekur nga Covid.
“Uroj të jeni mirë!”, tha gazetarja Ina Qirjo. /NOA.al