Loading...

Gazetarja e njohur shqiptare thumbon koleget: ‘Nuk pi kafe e as ha darka me politikanët’

Gazetarja Juela Mecani, e cila do të jetë pjesë e ekranit të Fax News me emisionin “Pushteti” çdo të martë në orën 20:30. Në intervistën për emisionin “Me Xhaxhiun”, Meçani, e cila ka qenë edhe zëdhënëse e kryeministrit Sali Berisha thotë se është ideologjikisht e djathtë dhe zbulon marrëdhëniet që ka pasur me kahet e tjera të politikës shqiptare.

“Unë jam ideologjikisht e djathtë por jo vetëm kam qenë anëtare e PD dhe jam edhe sot por jam një e djathtë qytetare që përpiqet të dëgjojë dhe të shikojë çdo gjë. Në jetën time, të bardhës i kam thënë të bardhë, të zezës, të zezë. Mes tyre dhe politikës dhe këtë e kam paguar shtrenjtë shpesh herë kështu që nuk do më mungojë përkatësia ime e dikurshme në gazetari. Kur e sheh politikën në mënyrë qytetare, është shumë e lirë të thuash atë që mendon.

Edhe kur kam qenë me kryeministrin Berisha, unë kam pasur marrëdhënie shumë të ekuilibruar dhe shumë të mira me të gjitha kahet e politikës shqiptare”, tha Meçani.
E pyetur se cilës prej figurave të ekranit (Eni Vasili, Ilva Tare dhe Rudina Xhunga) do të donte ti ngjante, Meçani nuk heziton të shprehë mendimin pa filtra dhe të ironizojë këdo që e mësoi gazetarinë nga kafenetë apo darkat me politikanët.

“Nuk i ngjaj asnjërës, nuk është se nuk do të doja. Nuk i ngjaj dhe as ato mua megjithëse se me disa prej tyre kemi qenë dhe kolege me Enin dhe Ilvën, kemi ecur pak a shumë në të njëjtat hapa me një dallim të madh që ato vazhduan rrugën lineare të gazetarisë, unë u shkëputa dhe kam fat tjetër që e njoh politikën nga brenda. Të jesh gazetar dhe ta njohësh gazetarinë nga kafetë apo darkat që ha me politikanët është gjë tjetër, unë as pi kafe, as ha darka me politikanët, unë kam bredhur terrenin dhe mendoj që ky është një plus”, tha Meçani.

Ndërsa për emisionin “Pushteti” që do të startojë mbrëmjen e nesërme, zbulon se tema do të jetë për zgjedhjet në ShBA, ndërsa për politikanët që do të ketë të ftuar, i njeh mirë dhe di si ti zbërthejë.
“Nuk e shmang dot aktrimin e politikanëve. Me një pjesë të tyre nuk kam pirë kafe apo kam ngrënë dreka darka, por i kam pasur bashkëpunëtorë. Ata di pak a shumë si ti zbërthej. Do të ketë teknicienë të fushës, absolutisht do ketë gazetarë, analistë”, u shpreh gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Pushteti”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com