Futbollisti i njohur i Kombëtares Kosovare, Vedat Muriqi, është bërë baba për herë të dytë.
Këtë lajm të bukur e ka dhënë bashkëshortja e futbollistit, Edibe.
Ajo ndau në InstaStory foton e parë të foshnjës së sapolindur, duke treguar dorën e saj.
“Mirëseerdhe bebushe! Eshtë vajzë!”- ishte shkrimi në foton e saj.
Megjithatë, ajo ende ka vendosur t’i mbajë kuriozë ndjekësit për emrin që kanë zgjedhur për të voglën.
Vedati dhe Edibe janë gjithashtu prindër të një djali.