Arti në përgjithësi, por edhe ata që ndër vite e pëlqyen humorin e tij, u tronditën nga ndarja nga jeta e Koço Devoles.
Korab Gjana, infermier në QSUT, ka treguar fjalët e fundit që tha Koço përpara se të mbyllte sytë përgjithmonë.
“Momentet e fundit me Koço Devolen. Në mëngjes kur po shikoja me nxitim të sëmurët me radhë… Kur mbërrij te dhoma e shtrimit të Koços… hë mo Koço si je sot? Ahh mor Korab si të jem më përgjigjet.
Çfarë dreq virusi paska qenë ky që po ma merr shpirtin… Njeriu që do i mungojë çdokujt! Ky virus s’të kurseu as ty”, shkruan Gjana.
Më 31 tetor Devole mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t’u futur në intubim.