Ndonëse ishin të vështira minutat e fundit, Kombëtarja e Shqipërisë mori atë që duhej ndaj Bjellorusisë: fitoren.
Shqipëria fitoi 3-2 në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, duke siguruar vendin e parë, me 11 pikë, një më tepër se kundërshtari ndaj të cilit fitoi mbrëmjen e sotme, në stadiumin tonë kombëtar.
Pjesa e parë u mbyll 3-1 për kuqezinjtë.
Në pjesën e dytë miqtë shkurtuan diferencën dhe bënë presion në fund, për të barazuar rezultatin, por 90 minutat u mbyllën me një fitore të merituar për kuqezinjtë. Kjo fitore e ngjit Shqipërinë në Ligën B të Kombeve, ku i duhet të përballet me emra edhe më të mëdhenj, sezonin tjetër.
Shqipëri-Bjellorusi 3-2
Shënues: 20’, 27’ (11-n) Cikalleshi, 44’ Manaj / 35’ Skavish, 80′ Ebong
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Memolla, Doka. Gjasula, Laçi (90’+1′ Ramadani), Memushaj, Manaj (71′ Uzuni), Çikalleshi. Trajner: E. Reja
Bjellorusia: Kaskeviç, Poliakov, Saçivko, Bordaçev (46′ Paçenin), Juzepçuk, Jablonski (63′ Kendish), Maevski (77′ Antilevski), Ebong, Staseviç, Skavish (86′ Klimoviç), Lisakoviç (77′ Laptev). Trajner: M. Markhel
Kartonë të verdhë: Gjasula / Bordaçev, 89′ Staseviç.