Erion Veliaj ka prezantuar në ekipin e tij, gjatë fushatës së Partisë Socialiste, një ish-futbollist të kombëtares sonë, Gjergj Muzaka, si dhe këngëtaren e mirënjohur, Irma Libohova.
Gjergj Muzaka dhe Irma Libohova janë bërë zyrtarisht gjatë dy ditëve te fundit pjesë e fushatës së Veliajt.
Emra të njohur nga bota e sportit dhe e artit po i bashkohen fushatës së kryebashkiakut të Tiranës, si pjesë e strategjisë së Erion Veliaj, për të siguiruar mandatin e tretë të PS-së.
“E lindur, rritur dhe ende banore e Njësisë 10 (dikur lagjja 5), një kënd i kësaj njësie do të mbajë firmat e artistëve që banojnë këtu, pjesë e të cilëve jam edhe unë. Faleminderit Njësisë tonë dhe Bashkisë së Tiranës! Dua të kujtoj, me këtë rast, se në këtë lagje kanë jetuar artistë të mëdhenj si: Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Mentor Xhemali, Skënder Sallaku, Gaqo Çako etj”, – tha Irma Libohova, teksa u bë sot pjesë e ekipit te Veliajt.
“Irma Libohova, diva dhe ikona jonë e skenës, vendosi emrin e saj, përkrah emrave të tjerë të shquar të artit shqiptar , në këndin e krijuar enkas për ta, si mirënjohje për çfarë i kanë dhënë Tiranës dhe Shqipërisë me talentin e tyre të jashtëzakonshëm. Faleminderit Irmës dhe gjithë artistëve!”, – u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Erion veliaj, teksa nuk e fshehu entuziazmin për faktin që Irma Libohova u bë pjesë e fushatës së tij.
Një ditë më parë Erion Veliaj prezantoi në ekipin e tij një emër të njohur të futbollit tonë, Gjergj Muzaka, i cili ka luajtur gjatë viteve të fundit me Partizanin, Tiranën dhe Skënderbeun, si dhe ka qenë pjesë e Kombëtares kuqezi.
“Sportistët e talentuar si Muzaka, më frymëzojnë pafund me mentalitetin fitues dhe pasionin me të cilin i bëjnë gjërat. Ai e di se veç puna dhe besimi në forcat e tua të çojnë përpara!”, tha Veliaj.
“Mirë se erdhe në familjen e madhe të PS-së, aty ku puna shpërblehet dhe fitorja shihet si mundësi për të bërë edhe më shumë për qytetin dhe Shqipërinë”.
Veliaj me këto afrime pretendon se pos fidon rivalët, të cilët gjithashtu po afrojnë në radhët e tyre emra sportistësh dhe artistësh.
/NOA.al