Erion Braçe ka sh përthyer ashpër pas deklaratës së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit, e cila pohoi se ka kaluar Covid-19, ndërkohë që ka zhvilluar takime të hapura dhe pa masat përkatëse.
Në një postim të gjatë në Facebook, numri dy i qeverisë shqiptare thotë se sjellja e Kryemadhit në publik është një k rim dhe dënohet nga Kodi Penal i firmosur edhe nga Presidenti Ilir Meta.
Sipas tij, është e papranueshme që në fillim t’u thuash njerëzve që “Covidi nuk ekziston, të qëndrosh pa maskë e distancë, të sfidosh edhe ligjin politikisht dhe pastaj të pranosh që e kam kaluar vetë sëmundjen”. “Nuk mund të kalojë si një gjë e zakonshme, nuk duhet t’ja pranojmë kërkujt si normalitet! Është k rim dhe i qartë”, – thekson zv.kryeministri shqiptar.
Postimi i plotë i Erion Braçes
E vërteta vonon por nuk z hduket! Natyrisht, zoja të jetë mirë me shëndet; Covid nuk është heqje bajamesh, as heqje dhëmballe!
Nuk është turp të i nfektohesh, është k rim të infektosh-me dashje patjetër, por edhe nga pakujdesia!
E thotë ligji dhe ligji duhet të zbatohet i njëjtë për të gjithë! T’i thuash njerëzve se, “Covid nuk ekziston” si nisje e një vargu marrëzish të tjera; T’i ftosh njerëzit nëpër takime e t’i grumbullosh, t’i mbash aty, ashtu, pa maskë e distancë, pa e ditur-rasti lehtësues, nëse je apo ka ndër ta të in fektuar; Të përballesh me njerëzit që janë me maskë, ta bësh politike mbajtjen e saj, t’i sfidosh edhe pse mbrojnë veten e të tjerët, qoftë edhe ty, t’u kerkosh ta heqin maskën në ambjent të hapur, kur ligji e rregulli është ndryshe; është kr im! po po, është kr im!
Ndryshimet në Kodin Penal, miratuar në 16. 4. 2020, dekretuar nga shkëlqesia e tij. presidenti Ilir Meta me dekretin 11463, datë 22. 4. 2020, e thonë qartë:
Përhapja e sëmundjeve in fektive…..
Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia, d ënohet me gj obë ose me b urgim deri në dy vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, d ënohet me b urgim nga tre deri në tetë vjet.
Pohimi i djeshëm nuk ishte i ri; por ishte më i rëndi ama. Në kuptim të ligjit penal dhe akteve të kryera në gjithë këta muaj, në gjithë këto javë të rënda për çdo shqiptar!
Nuk mund të kalojë si një gjë e zakonshme, nuk duhet t’ja pranojmë kërkujt si normalitet! Është k rim dhe i qartë; Aq i qartë sa izolimi i presidentit në Pallatin e Brigadave pa shpjegim, sa zënia e pistës së Liqenit për më shumë oksigjen, të gjitha veprime normale në dijeni të njeriut apo njerëzve të in fektuar.
Por nëse për vete mbrohesh e mbron, po për njerëzit e zakonshëm që i fton e grumbullon, pa asnjë masë mbrojtëse, pse e mohon, pse i mashtron, pse i vë në rr ezik ata vetë e familjet e tyre?!
Nuk është politikë kjo, ky është k rim! Është shumë më tepër se ajo ditëlindja VIP, fund e krye e ndaluar nga ligji;
Është më tepër, sepse kanë qenë takime edhe më të mëdha e disa të tilla, kudo lart e poshtë, pa i matur kujt temperaturën ke dera, as prej vërteti e as si rrenë. /noa.al/