Një i ri 23 vjeçar ka h umbur jetën teksa ishte në punë në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në Veneto, ku ka h umbur jetën i riu Sajmir Thartori, banues në zonën e Veronës.
Ai ra nga një lartësi rreth 8 metra, teksa instalonte një tharëse në një fermë në Sant’Apollinare, në provincën e Rovigos.
Nga konstatimet e para, nuk duket se kishte ndonjë parregullsi në kompani, por hetimet vazhdojnë nëse ishte një incident në punë apo nëse ka ndodhur për shkak të diçkaje tjetër.