Loading...

Deputeti grek: ‘Shqipëria të hetojë v rasjen e Kacifas ose ti blokohen negociatat’

Një deputet grek ka debatuar me ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias, për vonesën e hetimeve mbi vr asjen e Kostandinos Kacifas nga RENEA, dy vite më parë, në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Ai i tha se autoritetet shqiptare po pengojnë h etimin.

Madje bëri thirrje që Shqipërisë t’i bllokohen negociatat.

“Autoritetet shqiptare duhet të ndalojnë së penguari dhe duhet të të na sqarojnë për kushtet se si u v ra Kacifas”, tha Maximos Harakopulos, deputeti i partisë në pushtet, si dhe kryetari i Komisionit të Përhershëm për Administratën Publike dhe Rendin Publik.

– “Nuk është e mundur që një vend që kërkon të bashkohet me familjen evropiane të mos marrë parasysh parimet themelore të shtetit të së drejtës”.

– “Tirana duhet të kuptojë që procesi i tyre i pranimit në BE nuk është i vetëkuptueshëm, por presupozon respektimin e rregullave të respektit absolut të të drejtave të njeriut, si dhe respektimin e të drejtave të Pakicës Kombëtare Greke”, shkruan,

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm grek, i është përgjigjur se që prej tetorit të vitit 2018 po e ndjek çështjen dhe pranoi se autoritetet shqiptare kanë vonuar ndjeshëm përfundimin e hetimit.

“Në të gjitha kontaktet tona ne kemi theksuar se procesi i hetimit për vrasjen e Kacifas duhet të përfundojë menjëherë. Ky është një kusht i domosdoshëm për përmirësimin e klimës në marrëdhëniet tona, pasi ka prekur pakicat greke”,- shkruan Dendias.

Sipas dëshmive në ngjarje, Kacifas nuk pranoi të dorëzonte armën dhe kur qëlloi me a rmë drejt po licisë, u v ra nga RENEA./aNOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com