Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” me moderatoren Sonila Meço, e cila e ka pyetur kryedemokratin se çfarë note e ka patur matematikën.
Kjo ka shkaktuar pak të qeshura te Basha, i cili pasi ka thënë për Ramën se një mësues vizatimi nuk mund të krahasohet me të,ka treguar që matematikën e ka patur nota 10.
Kujtojmë se Basha është bërë objekt “tallje” nga kryeministri Rama për shkak të disa lapsuseve që ai ka bërë në media.
Pjesë nga biseda:
Gazetarja: Çfarë note e keni patur matematikën?
Basha: Të krahasosh një person që ka mbaruar për mësues vizatimi, apo jo?
Gazetarja: Është kthyer në kauzën e tij ndaj jush
Basha: Sepse nuk ka me çfarë të merret, është bërë si ata pleqtë që përgjojnë.
Gazetarja: Prandaj ju pyeta
Basha: Sigurisht që 10.