Pretendimet e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se qeveria dhe Spitalin Infektiv kanë fshehur numrat realë të viktimave nga Covid-19 shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në studion e Euronews Albania tha se ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj mjekëve, ndërsa shtoi se numra e vd ekjeve nuk mund të manipulohen.
“Kjo histori e akuzave nuk është sotme, por është njësoj sikur të mbulosh diellin me shoshë. Nuk mund të mbulosh vi ktimat ose humbjet e jetëve, dhe është gjeja më absurde që u drejtohet mjekëve. Mjeku ka bërë një betim, dhe asnjëri nga ne nuk punon me orar zyrtar. Kjo është një akuzë e drejtpërdrejtë që i bëhet mjekut, sepse ai ka kartelën e pacientit dhe shkruhet në kartelë edhe shkaki i v dekjes, dhe kjo dokumentohet dhe ne raportojmë tek morgu, drejtoria e spitalit dhe tek ministria”, tha ai.
Ai tha se m orgu është nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, dhe të dhënat e tij nuk mund të përmbysin evidencat, të cilat i disponojnë dy institucionet e lartpërmendura.
“Emrat nuk kanë qenë sekretë të pacientëve që kanë humbur jetën. Nuk e fsheh dot. Si ka mundësi që këto të dhënat i marrin nga morgu, sepse morgu është një institucion që varet si nga Ministria e Drejtësitë ashtu dhe ajo e Shëndetësisë”, tha Brataj.
Mjeku Brataj i tha gazetares Bruna Çifligu se aktualisht nuk ka rrezik për një ri-mbyllje të dytë. Ai shtoi se përqindja e vd ekshmërisë në krahasim me shkallën e infeksionit mbetet e ulët.
“Indikatorët janë akoma nën kontroll dhe janë të menaxhueshëm. Nuk ka këtu arsye për t’u alarmuar. Jemi akoma tek masat e mesme, mund të ketë kufizime oraresh, kufizim aktiviteti për subjektet, të cilat nuk janë esenciale. Përqindja e v dekshmërisë në krahasim me shkallën e infeksionit është e ulët”, tha ai. /noa.al/