E gjithë bota e sportit dhe jo vetëm është në ankth për gjendjen e Diego Armando Maradonës. Sipas asaj që mësohet nga Argjentina, legjenda e futbollit botëror
do të kryejë një op eracion në tru.
Ai do të kryejë një ndërhyrje me urgjencë për të hequr një hematomë ‘subdurale’, më saktë një grumbullim gjaku mes kafkës e trurit, që është evidentuar gjatë kontrolleve të bëra në spital. Fillimisht Maradona u shtrua për një dyshim anemie, me një lloj gjendje ankthi e depresioni. tani është e qartë se legjenda e futbollit rrezikon jetën.
Diego Maradona, ish-idhulli i futbollit argjentinas, kaloi natën në një klinikë private në La Plata, në jug të Buenos Airesit, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, sipas mjekut të tij personal Leopoldo Luque u raportua ditën e sotme.
“Nuk ka asgjë serioze ose urgjente. Ai është thjesht një pacient i një moshe të caktuar, i cili është nën presion dhe i cili po kalon një periudhë gjatë së cilës ai ka nevojë për ndihmë”- tha ditën e sotme mjeku personal. Por situata ishte më serioze.
Hematoma subdurale është një mpiksje gjaku që del nga venat dhe mban nën presion trurin. Mund të dëmtojë indin cerebral pranë zonës. Panorama klinike e Maradonës është përkeqësuar në javët e fundit e shpërtheu në 60 vjetorin e lindjes, kur u detyrua të largohej përpara kohë nga pankina ku drejtonte Gimnasias për debutimin në Kupë