Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ia ka uruar fitoren presidenciale kandidatit të partisë së njëjtë, Joe Biden, duke thënë se me fitoren e arritur, ka fituar edhe demokracia.
Në një reagim në llogarinë e tij në ‘Twitter’, Clinton shprehet se presidenti i sapozgjedhur, bashkë me nën-presidenten do e përfaqësojnë zërin amerikan.
“Urime për Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e jashtëzakonshme!”, shkruan ai.
Demokrati Joe Biden u zgjodh presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandat të dytë.