Kandidati për president Joe Biden mbajti një fjalim sikur të ishte fituesi i zgjedhjeve pavarësisht se numërimi nuk ka përfunduar.
Ndërsa Donald Tarmp njoftoi se ka ngritur padi në disa shtete ku pretendon se është deformuar vota, Biden tha se procesi i numërimit do të vijojë teksa shprehu bindjen e plotë në fitore.
“Jemi këtu sot dhe mendoj se kemi shumë për të thënë sonte dhe nesër.
Ka qenë misioni ynë për kaq kohë. Nëse ka pasur ndonjë ndryshim nuk do të kemi më. Pushtetin e ka populli dhe nuk mun t’i merret.
Është Presidenti i ShBA që e mban pushtetin për popullin. 70 mln amerikanë votuan për mua.
Pas një nate të vështirë numërimi kemi fituar shumë shtete për të arritur 270. Kur të mbarojë votimi besoj se do të jemi fitues.
Shpresojmë që të fitojmë me të njëjtën diferencë që ka fituar Trump në 2016 në Michigan.
Ata do e përfundojnë shpejt votimin e tyre. Ne kemi fituar 78 % të votave me postë në Pensilvani. Në Arizona kemi fituar shumicën e votave. Kjo do të rritet” – tha Biden.
Fjalimi i Biden tani u duk si një fjalim fitore por pa e deklaruar hapur se fitoi.
Një fjalim duke treguar edhe njëherë pse ShBA është shembull për demokracinë. Joe Biden deklaroi se nuk do të qeverisë si pjesë e demokratëve por si president i ShBA-së.
“Senatorja Harris dhe unë jemi në rrugën e duhur për të fituar më shumë vota se kurrë. Kemi pasur fushata të vështira dhe më parë.
Ta lëmë retorikën e ashpër, të ulim temperaturën, të dëgjojmë sërish njëri-tjetrin.
Të bashkohemi, të shërohemi si komb dhe të bëhemi një. Asnjë prej nesh nuk është naiv.
Për ta patur këtë parim duhet të ndalojmë të përdorim kundërshtarët tanë si armiq.
Unë jam demokrat por do të qeveris si president amerikan. Kërkon detyrën e kujdesit të gjithë amerikanëve.
Unë do të punoj po aq shumë për ata që nuk votuan për mua më shumë se sa ata që votuan për mua.
Kjo nuk do të jetë vetëm fitorja e ime por e të gjithë ShBA-së. Nuk do të ketë të kuqë dhe blu por do të ketë SHBA” – tha Biden.