Loading...

Basha:Rama pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama se ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë, ndërsa numri i rasteve në vend rritet.

Lideri i opozitës deklaron se vendi ynë ka numrin më të ulët në Evropë sa i përket numrit të testimeve, ndërsa shton se spitalet janë në kolaps.

“Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione. Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve”- shkruan Basha në Twitter.

Por më herët Rama postoi një video duke hedhur poshtë akuzat rivalit të tij politik që një ditë më parë e cilësonte Komitetin fasadë, pasi vendimet i merrte qeveria.

Rama në reagimin e tij jepte edhe përbërjen e Komitetit duke i shoqëruar me një CV të shkurtër të anëtarëve, si dhe akuzoi Bashën si shpifës e për këtë nuk ka sëmundje që e shoqëron.

“Kush janë ekspertët e Komitetit Teknik që përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të Covid19 dhe udhëzojnë qeverinë në çdo hap për masat e nevojshme kundër Armikut të Padukshëm”-shkruan Rama në facebook, duke publikuar videon më poshtë:

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com