Loading...

Basha: Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar

Politika në Shqipëri prej muajsh është përfshirë në debat në lidhje me situatën e koronavirus në vend.

Partia Demokratike ka publikuar një plan me pesë pika, me pretendimin se ndihmon në përballimin e kësaj situate.

Dhe në sinkron me këtë, opozita akuzon Qeverinë se ka dështuar në menaxhimin e epidemisë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shkruar në rrjetet sociale se Shqipëria ka nevojë për shpresë të re.

“Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike për është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë.

Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit”, shkruan Basha. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com