Kanë vijuar edhe sot akuzat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha kundër kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën e pandemisë në vend.
Kryedemokrati ka deklaruar në një status në “Facebook”, se Rama po i merr lekët shqiptarëve dhe në vend që t’i investojë në shëndetësi jua jep miqve të tij. Basha thotë se Rama pasi shkatërroi ekonominë tani po shkatërron edhe jetët e njerëzve.
“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca, – shkruan Basha. – Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet. Bashkë do t’i fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje”.