Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka bërë ndryshime në disa prej drejtorive lokale në disa qytete të rëndësishme të vendit. E padyshim më i rëndësishëm është ndryshimi i drejtorit të Policisë së Elbasanit, ku në krye është vendosur Alket Shatro, i cili më herët ka mbajtur postin e zëvendësit. Lëvizje ka dhe në Kukës, ku në krye të Policisë është vendosur Alban Çela, ndërsa në Dibër është vendosur Artur Selimi. Nuk dihet ende se pse janë kryer këto ndryshime në Policitë lokale, por padyshim në Elbasan ato mund të justifikohen me ngjarjet e rënda kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet.
Të tre drejtuesit e shkarkuar mësohet se janë transferuar në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit, po nuk janë specifikuar pozicionet që ata do të kenë. ”Skënder Kalemi deri tani Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë Artur Selimi.
Arjan Muça deri tani Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Alket Shatro. Erigert Mitri deri tani Drejtori i Drejtorisë Vendore të DVP Kukës transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtori i DVP Kukës Alban Çela”